Ivanovi konfirmon dhënia e certifikatave të sigurisë për gazetarët në Maqedoni, kjo është arsyeja

Mos i humb

Kabineti i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, bën të ditur se kryetari Ivanov konfirmon dhënien e certifikatave të sigurisë për gazetarët, që sipas tyre, ka për qëllim pjesëmarrjen e tyre në seancat e grupeve të punës në Këshillin e Sigurisë që duhet të përgatit strategjinë për mbrojtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kabinetit, në punimet e strategjisë duhet të përfshihen edhe gazetarë, prandaj sipas dispozitave ligjore për punë në të dhëna të klasifikuara, gazetarët duhet të marrin certifikatë sigurie nga Drejtoria për Siguri dhe Informata të Klasifikuara (DSIK).

Qëllimi i kryetarit ëstë që gazetarët t’i japin këshilla se si të ngritet vetëdijësimi i opinionit dhe kultura e sigurisë për punë me informata të klasifikuara.

Nga kabineti theksojnë se qëllimi i tillë i kryetarit vjen për shkak të rrezikut të përhapjes së lajmeve të rrejshme dhe rrjedhjes së informacioneve që bën erozion të institucioneve. Kabineti thotë se SHGM-ja dhe Naser Selmani janë keqinformuar./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit