Izet Dushaj u lutet gjyqtarëve në Vetting/ “Më besoni!”, seanca shtyhet në 23 shtator

Mos i humb

Ka dalë para vetting-ut Izet Dushaj, gjyqtar i Apelit në Durrës.

KPK vlerësoi kriterin e pasurisë, ku tha se gjyqtari zotëron një apartament në Tiranë të blerë për 60 mije euro.

Por nuk ka përputhje në deklaratat e pasurisë si dhe në të ardhurat që janë të paqarta dhe që sipas subjektit vijnë nga rrogat e tij dhe të gruas dhe nga shitja e shtëpisë në Tropojë.

Por KPK gjeti se gjyqtari ka konflikt interesi pasi nga kërkimet ka rezultuar se përdori makinën e një qytetari me inicialet A.H çështjen e të cilit e kishte gjykuar në 2006 për akuzën e vrasjes.

Gjyqtari tha se ka gjykuar shumë çështje, dhe makinën e mori pas viti 2010 dhe se ja kishte marrë një personi tjetër jo personit që kishte gjykuar.

“Sidoqoftë ajo çështje ishte rivendosje në afat dhe nuk e mbaj mend mbasi u zhvillua vetëm në një seancë”,  pretendoi gjyqtari Izet Dushaj që këmbënguli se nuk ka konflikt interesi. Sa i takon dhurimit të 3 mijë paundëve nga një familjar me inicialet E.D, gjyqtari tha se kjo shumë ju dhurua në llogari bankare dhe në mënyrë të ligjshme.

GjyqtariUnë s’kam lëvizur kurrë jashtë shtetit. Kam 23 vjet s’kam vërejtje zoti është dëshmitar. Makinën ia kam marrë për përdorim F.B. dhe jo të zotit të makinës, atë nuk e kam njohur kurrë . Nuk e kam përdorur me akt përdorimi por thjesht e mora nga fqinji me inicialet F.B., ai e kishte marrë nga ai tjetri që dikur unë e kisha pasur në gjykim në vitin 2006.

KPK: Ju thoni keni dalë jashtë Shqipërie me këtë makinë, a ia keni dhënë dokumentet në kufi?

Gjyqtari: Shkoja në Tropojë dhe jepja lejen e qarkullimit në kufi që e kishte F.B jo A. L. siç doli nga ju. Jam gjyqtar i respektuar, më njohin të gjithë.

KPK: A ndiheni në konflikt interesi?

Gjyqtari: Jo nuk jam, as kam qenë. Duhet të më besosh , 25 vjet kam kaluar gjysmën e veriut në dorë kam kaluar gjyqe e situata të vështira, nuk e mbaja mend që kisha pasur çështje me A.L. në vitin 2006.

Gjyqtari : Kërkoj riçeljen e gjykimit administrativ dhe për dy kriteret e tjera , në të kundërt kërkoj konfirmimin në detyrë.

KPK: Seanca shtyhet në 23 shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit