Izrael, aleanca “Kaltër dhe Bardhë” kryeson para zgjedhjeve

Mos i humb

Sipas një sondazhi të ri të opinionit, aleanca “Kaltër dhe Bardhë” në Izrael, rivali kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që udhëheqë partinë Likud, po kryeson para zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për më 17 shtator.

Sondazhi i zhvilluar nga Autoriteti Izraelit i Transmetimit tregon se aleanca “Kaltër dhe Bardhë” do të fitojë 32 vende në Parlamentin izraelit (Knesset), ndërsa partia Likud do të sigurojë 31 vende.

Lista e Përbashkët, një aleancë politike e partive kryesore politike arabe, sipas sondazhit u rendit në vendin e tretë me 10 vende.

Sondazhi parashikon që të dyja partitë e djathta, Yamina dhe Beiteinu Yisrael, do të fitojnë nëntë vende secila, ndërsa partia ultra-ortodokse dhe ajo Torah Judaizmi i Bashkuar do të fitojë shtatë vende secila.

Më tej thuhet se partitë e krahut të djathtë mund të sigurojnë 58 vende pa mbështetjen e partisë Beiteinu Yisrael, të udhëhequr nga ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman.

Për të formuar qeverinë në Izrael nevojiten të paktën 61 anëtarë në Knesset nga gjithsej 120 sa i ka Parlamenti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit