Izraeli arreston gazetaren palestineze në Bregun Perëndimor

Mos i humb

 

Forcat izraelite arrestuan një gazetare të njohur palestineze, Lami Khater, pasi bastisën shtëpinë e saj në qytetin El Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor.

Sipas bashkëshortit të saj, Hazem Fakhouri, i cili foli për AA, “forcat izraelite bastisën sot shtëpinë e tyre dhe e dërguan atë në paraburgim”.

Ai tha se arresti erdhi pasi ai u kërcënua nga oficerët e inteligjencës izraelite për arrestimin e gruas së tij kur u thirr për ta marrë në pyetje një javë më parë.

Sipas burrit të gazetares palestineze, e arrestuara Khater vuan nga probleme serioze shëndetësore.

Nënë e 5 fëmijëve, Khater është një aktiviste palestinezse, e cila shkruan një seri artikujsh në një numër gazetash palestineze.

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 6.400 palestinezë mbahen në burgjet izraelite në të gjithë shtetin e vetëshpallur hebre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit