Izraeli ndalesë disamuajshe rojeve të Al-Aksasë për të hyrë në xhami

Mos i humb

Administrata izraelite pesë rojeve të kompleksit Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u ka vendosur ndalesë disamuajshe për të hyrë në faltoren e shenjtë.

Departamenti për marrëdhënie me mediat në Drejtorinë e Vakëfeve të Kudsit njoftoi se ndalesë për të hyrë në Al-Aksa i është vendosur edhe aktivistit palestinez Awad Salaymeh.

Në njoftim theksohet se ndalesë gjashtëmuajore i është vendosur tri rojeve dhe një aktivisti, ndërsa ndalesë katërmujore dy rojeve.

Rojet e xhamisë Al-Aksa të hënën nuk lejuan një polic izraelit të hynte në Kupolën e Shkëmbit me kipa (kësulë hebreje) në kokë dhe mbyllën derën.

Rojet nuk iu përgjigjën thirrjeve që të hapin dyert dhe të dorëzohen, gjë që solli deri në tensione në Al-Aksa.

Mesxhid Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë e muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit