Izraeli paralajmëron gjeneralin e lartë të forcave të regjimit sirian

Mos i humb

Ushtria izraelite ka dërguar një video duke paralajmëruar një nga krerët e ushtrisë besnike të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

Ushtria izraelite publikoi një video për të cilën pretendon se është filmuar në bazën pro-iraniane në Siri dhe se në video është edhe gjenerali i lartë dhe komandanti i forcave të regjimit sirian, Ali Ahmed al-Asa’ad.

Në video shihet një numër i madh i forcave të regjimit të Asadit, por ushtria izraelite nuk tregon se kur është xhiruar filmimi.

“Ju shohim, kuptoni ky është një paralajmërim. Nuk do të lejojmë që Hezbullahu në Siri të angazhohet si forcë ushtarake”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ushtria izraelite ngjitur me filmimin nga baza ushtarake në Siri.

Izraeli disa herë ka ndërmarrë sulme ajrore në bastionet e grupeve pro-iraninae në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit