Izraeli rrënon një ndërtesë të palestinezëve në Kudsin Lindor

Mos i humb

Forcat izraelite rrënuan një ndërtesë të palestinezëve në Kudsin Lindor të okupuar me arsyetimin se nuk ka poseduar leje.

Muhammed Ebu el-Hims, anëtar në komitetin e mbrojtjes në lagjen Isavije, për AA tha se ushtarët izraelitë, të shoqëruar nga tre buldozerë, rrënuan një ndërtesë që përbëhej nga katër banesa dhe tri dyqane.

Me prektestin e “mungesës së lejeve”, autoritetet izraelite kërcënojnë me rrënimin e mijëra shtëpive të palestinezëve.

Ndërkaq, palestinezët shprehen se bashkia izraelite nuk u jep leje dhe se praktika në fjalë nuk ka asnjë bazë ligjore, duke thënë se kjo praktikë është “pjesë e politikave izraelite të frikësimit dhe hebraizimit të qytetit”.

Organizatat vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se Izraeli përpiqet të zvogëlojë numrin e palestinezëve që jetojnë në Kudsin Lindor të okupuar duke mos u dhënë leje për ndërtimin e shtëpive./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit