“Islamofobia shënon rënie në botë, por mbetet problem serioz”

Mos i humb

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka publikuar një raport mbi islamofobinë në botë, në të cilin thuhet se ky fenomen është në rënie në krahasim me periudhën e mëparshme, por se vazhdon të mbetet ende një problem serioz për muslimanët.

Observatori i islamofobisë, i cili vepron nën kujdesin e Sekretariatit të Përgjithshëm të OIC-së, publikoi një raport rreth islamofobisë për periudhën nga korriku deri në prill të këtij viti.

Duke theksuar se islamofobia në Perëndim, Azi dhe Australi gjatë kësaj periudhe ka shënuar një rënie në krahasim me vitin e kaluar, në raport thuhet se OIC ka arritur në këtë përfundim në bazë të informacioneve të mbledhura nga zyrat e saj në New York, Bruksel, Gjenevë dhe asaj nën ombrellën e UNESCO-s në Paris.

Muslimanët në botë vazhdojnë të përballen me probleme serioze që janë rezultat i islamofobisë, kurse më së shumti në shënjestër janë muslimanët në shtetet perëndimore, Kinë, Mianmar dhe Australi.

Raporti thotë se në dhjetë muajt e fundit në Evropë, SHBA, Indi dhe Kore të Jugut, janë regjistruar 40 sulme të drejtpërdrejta mbi komunitetin musliman, janë sulmuar 21 xhami, janë mbajtur katër fushata anti-islamike, janë sulmuar tre mendimtar të shquar islam, pesë gra të mbuluara dhe janë regjistruar të paktën shtatë raste të poshtërimit të komuniteteve muslimane.

Duke theksuar se fjala është vetëm për rastet e ndjekura nga mediat, OIC-ja paralajmëron se numri real i sulmeve islamofobike ndaj muslimanëve dhe komunitetit të tyre është dukshëm më i lartë.

Raporti do të shqyrtohet në Këshillin e 45-të Ministror të OIC-së që do të mbahet në Dakka, kryeqyteti i Bangladeshit, më 5 maj.

Raporti i fundit i OIC-së mbi islamofobinë në botë u publikua në korrik të vitit të kaluar, në të cilin theksohej prirja shqetësuese për përhapjen e këtij problemi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit