![]()
Forcat izraelite kanë arrestuar 8 palestinezë në bastisjet e kryera gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se personat u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste”. Megjithatë, nuk sqarohet se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë.
Forcat izraelite shpesh kryejnë fushata të gjera të arrestimit përgjatë Bregut Perëndimor të okupuar, përfshirë edhe Kudsin Lindor, me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “të kërkuar”.
Të dhënat zyrtare të palës palestineze thonë se në burgjet izraelite gjenden rreth 5.500 palestinezë, në mesin e tyre rreth 230 të mitur dhe 500 persona në paraburgim administrativ.


