“Turqia do të dërgojë anijen e katërt në Mesdheun Lindor”

Mos i humb

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, sot në Shkup ka deklaruar se Turqia do të rrisë aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor dhe do të dërgojë anijen e katërt në rajon.

“Nëse ju (BE) ndërmerrni vendime të tilla kundër Turqisë, ne do të rrisim aktivitetet (në Mesdheun Lindor). Ne kemi tre anije në Mesdheun Lindor. Ne do të dërgojmë anijen e katërt sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Çavuşoğlu në konferencën për media, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Deklarata e kryediplomatit turk vjen një ditë pasi Këshilli i Bashkimit Europian (BE) për çështje të jashtme miratoi konkluzionet në lidhje me aktivitetet turke të shpimit në Mesdheun Lindor.

Këshilli i BE-së vendosi të suspendojë bisedimet për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Transportit Ajror dhe ka rënë dakord që të mos mbahet Këshilli i Asociimit dhe takimet e mëtejme të dialogut të nivelit të lartë BE-Turqi për momentin.

Çavuşoğlu tha se “nuk ka nevojë të merret seriozisht” konkluzioni, duke shtuar se BE-ja e di që vendimet e saj kundër Turqisë janë të pamundura për t’u zbatuar.

Turqia vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës së Qipros Greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) ka të drejtë ndaj resurseve na atë zonë.

Që nga pranvera, Ankaraja ka dërguar dy anije kërkimi në Mesdheun Lindor, Fatih dhe së fundmi Yavuz, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC-së ndaj resurseve të zonës.

Anija e parë sizmike turke, Barbaros Hayrettin Paşa, e blerë nga Norvegjia në vitin 2013, po kryen kërkime në Mesdhe që nga viti 2017.

Athina dhe Qiproja Greke kanë kundërshtuar këtë lëvizje, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhin e anijes dhe u kanë bërë thirrje liderëve të BE-së që t’u bashkangjiten kritikave të tyre.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duheshte të ndërhyjë si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).

Në dekadat që nga ajo kohë janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan pa sukses. Përpjekja e fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit