Ja çfarë u diskutua në takimin mes ministrit Mustafa e komandantit të KFOR-it!

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major SalvatoreCuoci.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti për sigurinë përgjatë kufijve dhe në përgjithësi u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Në këtë takim u vlerësua se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të avancohet ky komunikim.

Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës,gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit