Koalicioni i përfolur PSD-PDK, flasin zyrtarët e PSD-së!

Mos i humb

Ditët e fundit është përfolur një koalicion i mundshëm ndërmjet PSD-së dhe PDK-së. Por siç duket partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) është duke e kërkuar një partner tjetër të koalicionit mbase për tu forcuar pak edhe brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Por, një koalicion i mundshëm në mes këtyre dy subjekteve që është përfolur në media, nuk konfirmohet së paku nga PSD-ja e cila është kategorike që nuk do të ketë koalicion.

Lidhur me këtë Kosova Post, ka tentuar të merr në prononcim Kryetarin e PSD-së njëherish edhe të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ky i fundit i ka ikur pyetjes duke thënë se ka zëdhënës që merret me këto çështje edhe pse si kryetar partie i ka ‘hije’ të thotë  të vërtetën e këtyre raportimeve mediale.

Ndërkaq, heshtjen e kryetarit të PSD-së Shpend Ahmeti e theu zëdhënësi i tij Adonis Tahiri, i cili thotë se nuk ka rend të koalicioneve.

“ Jo nuk ka mundësi të ndodhë një koalicion mes PSD-së dhe PDK-së, nuk e di se pse po përflitet një gjë e tillë, as nuk është menduar ndonjëherë ky koalicion, këto janë vetëm spekulime”, u shpreh Tahiri.

Ndryshe, thuhet se Ahmeti do t`i japë fund bashkëpunimit me ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila aktualisht udhëheq me tri drejtori në qeverisjen komunale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit