Ja si e trajton media gjermane Trump-in në foton-kult të G7-ës

Mos i humb

“Me një twitt 140 karakterësh, Donald Trump shkatërroi besueshmërinë e G7-s për një sekondë, të cilën është dashur vite për ta ndërtuar”.

Kjo ka qenë deklarata e ashpër e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas vendimit të Donald Trump për të mos firmosur deklaratën finale të shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron ka qenë më i ashpër.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të diktohet nga grushtat e nervozizmit apo me deklarata njëpërdorimshe”, ka deklaruar Macron, i cili ka ftuar homologun e tij për rimendim.

“Duhet të jemi seriozë dhe të kemi respekt për popujt që  na kanë zgjedhur të na përfaqësojnë, pasi ne kemi marrë përsipër impenjime dhe duhet t’i mbajmë”, tha Macron.

Ndërkaq, mediat gjermane e kanë modifikuar foton më të bujshme të samitit të G7-ës në Kanada. Ato e trajtojnë Donald Trump-in si një fëmijë të llastuar që përmbys pjatën e ushqimit që ja kërkojnë të mëdhenjtë.

Vittorio Zuconi, drejtori i La Repubblica online e cilëson sjelljen e Trump si “një gorillë që të gjithë i lirojnë vendin ngaqë është e madhe dhe të bën gjëmën”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit