Japonia vendos sanksione kundër Rusisë dhe nis ngrirjen e aseteve të oligarkëve

Mos i humb

Japonia ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigje për ofensivën ndaj Ukrainës, duke ndaluar eksportin e mallrave kryesore strategjike dhe ngrirë asetet të dhjetëra rusëve.

Sanksionet, që do të hyjnë në fuqi sot, synojnë politikanë, personel ushtarak, biznesmenë dhe kompani ruse.

Ato përfshijnë 14 figura pro-Moskës të lidhura me përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar katër rajone në jug dhe lindje të Ukrainës.

Nga 3 shkurti, Tokio do të ndalojë gjithashtu eksportet në 49 entitete të përcaktuara në Rusi të mallrave që mund të përdoren për të forcuar forcat ushtarake të Moskës.

Po ashtu ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë e Japonisë tha se kjo përfshin pajisje dhe komponentë gjysmëpërçues, robotë, gjeneratorë, eksplozivë dhe vaksina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit