
Dhjetra mijëra protestues u mblodhën dje në protestat, të cilat në të gjithë Francën po mbahen për të 23-ën fundjavë radhazi.
Këto janë protestat e organizuara nga lëvizja joformale “jelekët e verdhë” ndërsa tubimi më masiv u mbajt në Paris.
Të pakënaqur me politikat e presidentit francez Emmanuel Macron, rreth 30 mijë protestues morën pjesë në marshin protestues nga sheshi “Bataillon du Pacifique” deri në sheshin “Republique”.
Në rrugë ishin angazhuar së paku 60 mijë policë.
Mbrëmë erdhi deri tek përleshja në mes policisë dhe demonstruesve ndërsa policia përdori sasi të madhe të gazit lotsjellës.
Policia njoftoi se në Paris janë arrestuar 227 protestues.
Protesta dje u mbajtën edhe në rrugët e qyteteve Bordeauxe, Marseille dhe Montpellier.
Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë filluan në nëntor të vitit të kaluar për shkak të shtrenjtimit të derivateve dhe me shpejtësi u shndërruan në protesta anti-qeveritare.
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe rreth 2.000 të tjerë u plagosën në trazirat e muajve të fundit. Janë arrestuar 8.400 protestues dhe të paktën 2.000 prej tyre janë mbajtur në paraburgim.


