Jemen, djali i ish presidentit të vrarë thërret popullin në hakmarrje

Mos i humb

Salah Saleh, djali i ish presidentit të vrarë të Jemenit Ali Abdullah Saleh, ka thirrur popullin e Jemenit dhe mbështetësit e Salehut që t’u hakmerren Husive për vrasjen e babait të tij.

Pas vdekjes së babait, Saleh përmes rrjeteve sociale ka thirrur popullin e Jemenit në hakmarrje.

Ish presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh u vra në Sana, konfirmohet nga Partia e Kongresit të Përgjithshëm Popullor. Një zyrtar i kësaj partie tha se Husit kanë ndaluar autokolonën e Salehut dhe e kanë qëlluar për vdekje pranë Sanas.

Kryengritësit Husi dhe forcat e Salehut në ditët e fundit zhvillojnë luftime të ashpra në Sana dhe rrethinën e saj, çka ka thelluar më tej krizën në vend./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit