Jordani, gjykata dënon me burg një izraelit për hyrje të paligjshme

Mos i humb

Një gjykatë jordaneze ka dënuar me 4 muaj burgim një izraelit për shkak të hyrjes së paligjshme në mbretëri.

Konstantin Kotov u arrestua në tetor me akuzën për hyrje të paligjshme në vend dhe posedim të drogave.

Gjykata dënoi Kotov-in me 4 muaj heqje lirie për hyrje të paligjshme në Jordani dhe një gjobë prej 1 mijë dinarë (1.400 dollarë) për posedim të drogave.

Aktgjykimi i ditës së sotme është ende subjekt i ankesës.

Jordania ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje paqeje në vitin 1994.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit