Jordani, vazhdojnë protestat pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit

Mos i humb

 

 Populli i Jordanisë ka vazhduar tubimet në shenjë proteste për ligjin e diskutueshëm për tatimin mbi të ardhurat të martën, pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit një ditë më parë.

Kryeministri i Jordanisë, Hani al-Mulki, të hënën i parashtroi dorëheqjen Mbretit Abdullahu II pas protestave të fundit në vend.

Mbreti Abdullah II pranoi dorëheqjen dhe vendosi ministrin e arsimit Omar al-Razzaz në postin e kryeministrit.

Protestat u shkaktuan nga vendimi i Qeverisë së Jordanisë të javës së kaluar për futjen e taksës shtesë të gjithë të punësuarve, paga vjetore e të cilëve kalon pragun prej 8000 dinarë jordanez (11.200 dollarë). Plani për zbatimin e taksave shtesë arkës shtetërore do t’i sillte 140 milionë dollarë të reja.

Qeveria kohët e fundit ngriti çmimin e energjisë elektrike për të pestën herë brenda vitit, e cila shkaktoi pakënaqësi tek popullata. Poashtu u rritën edhe çmimet e subvencionuara të karburantit për 5,5 për qind, para se Mbreti Abdullah II të kërkoj tërheqjen e vendimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit