Jovanoviç: Nëse nuk gjendet zgjidhje për Kosovën, pasoja fatale për Serbinë

Mos i humb

Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se dështimi i mundshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Republikën e Serbisë.

Jovanoviç për televizionit serb thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në Bruksel, duke shtuar se ky është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Nuk ka zgjidhje të mirë për Kosovën. Ne nuk zgjedhim ndërmjet të mirës dhe të keqes. Nuk është e vërtetë se nuk do të ndodh asgjë nëse nuk e zgjidhim problemin e Kosovës. Është një konflikt i ngrirë, është një konflikt që Serbia do të kolapsojë si shtet. Do të mbetemi të izoluar”, ka shtuar Jovanoviç.

Sipas tij ky është shansi i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit të Kosovës.

“Ky është shansi i fundit për brezin tonë. Serbia nuk mund të përballojë për të pritur edhe 10 vjet tjera apo 15, apo edhe 100, për ta zgjidhur çështjen e Kosovës”, është shprehur politikani serb./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit