“Ju rrugaca sallahana,vagabonda shakllabana”, Meta ‘sulmon’ Ramën me vargjet e Gjergj Fishtës

Mos i humb

Çfarë Lidhje Ka Ankthi Me Tensionin e Lartë të Gjakut – Kujdesi Që Ju Duhet

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

“E papranueshme, që ende nuk është garantuar strehimi”, Meta me apel të fortë një vit pas tërmetit: Gjeni përgjegjësit!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i një viti më parë, pasi dhuroi gjak në...

Greqia zgjat izolimin, por më pak nga sa mendohej

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri në 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë...

‘’Shumë afër mbarimit’’, Rama inspekton lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë, Ahmetaj: 50 banesa me çelësa në dorë deri në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj e ka garantuar se projekti...

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar poetin e shquar At Gjergj Fishta në 149 vjetorin e lindjes së tij.

Ai e përshkruan si figurë qendrore të veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, ku roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare. Meta nuk ka lënë pa i dhënë një mesazh kryeministrit Edi Rama me vargjet e poetit të famshëm.

Presidenti thekson se Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“O Perëndi, a ndjeve?

Tradhëtarët na lanë pa Atdhe,

E Ti rri e gjuan me rrufe

Lisat n’për male kot…”

Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare. Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot. At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë. Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e Atdhè?”

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

PD tjetër denoncim për Rindërtimin, Duma: Durrësi totalisht i braktisur, asnjë ndërtim s’ka mbaruar. 99.1% e fondit limit është akorduar

Partia Demokratike ka ardhur sot me një tjetër video denoncuese, kësaj radhe nga ish-deputetja Grida Duma. Duma nga Durrësit...

Nafta pa taksa nga 2021, Rama jep lajmin: Procedura ligjore ka nisur me garën e shpallur nga Ministria. Fermerët që s’kanë NIPT të nxitojnë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije lajmin se tashmë ka startuar procedura ligjore me garën e shpallur nga Ministria...

A do rrëzohet Qeveria Hoti? Kushtetuesja mblidhet nesër për vendimin, ja lëvizjet më të fundit që po ndodhin

Nesër në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të mbahet seancë dëgjimore lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për votëbesimin...

Itali, policia arreston 28 pjesëtarë të dyshuar të ”Camorra”-s

Policia italiane arrestoi të paktën 28 persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur mafioz ”Camorra”. Të arrestuarit...

Meta ktheu ligjin për ”Policinë e Shtetit”, Murrizi: I jap të drejtë, jemi në prag të zgjedhjeve. Rama për vota do u thotë policëve…

Deputeti i opozitës parlamentare dhe kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi i ka dhënë të drejtë zyrës juridike të Presidencës për arsyet...