Kadastra e Durrësit e bllokuar! Pritet shkarkimi i gjithë drejtuesve, akuzohen për 200 dosje me abuzime

Mos i humb

Zyra e Kadastrës për Durrësin shumë shpejt nuk do japë më asnjë shërbim për një kohë të pacaktuar për shkak se pjesa më e madhe e punonjësve do të shkarkohen.

Drejtorit të Kadastrës Artan Lame, i është kërkuar nga ministria e Drejtësisë që të shkarkohen nga detyra pothuajse pjesa kryesore e punonjësve të zyrës së kadastrës së Durrësit.

Ata janë 16 punonjës mes të cilëve Drejtori i Kadastrës, Përgjegjësi hartografisë dhe regjistrimit, përgjegjësi i kalimit të pronësisë, i aluiznit, si dhe 10 specialistë të kësaj drejtorie si përgjegjës për abuzime në 215 dosje legalizimesh ku mungonin pothuajse totalisht dokumentacionet më të rëndësishme që kërkon ligji.

Raporti i Ministrisë së Drejtësisë përmban 386 faqe dhe një pjesë e rasteve janë dërguar edhe padi në SPAK, në prokurorinë e Durrësit dhe prokurorinë e Tiranës.

Kadastra e Durrësit është zhvendosur në Prezë të Tiranës, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës më 12 korrik.

Kadastra e Durrësit ishte e vendosur në pronën e saj, në lagjen 4 të qytetit të Durrësit, të ndërtuar në ish-ambientet e Fermentimit të duhanit, ndërsa është zhvendosur në ambiente me qira, në bazë të një vendimi të Bordit Drejtues të ASHK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit