Kais Saied betohet si president i ri i Tunizisë

Mos i humb

Presidenti i zgjedhur i Tunizisë, Kais Saied, është betuar për postin e tij para Asamblesë Kombëtare të vendit.

Ish-profesori i drejtësisë u zgjodh president në një balotazh presidencial më 13 tetor.

“Nuk ka vend për askënd që të veprojë mbi ligjin”, tha Saied në një fjalim pas ceremonisë së betimit”.

Saied u zotua se “liria e popullin nuk do të merret nën asnjë arsyetim”.

Presidenti i sapozgjedhur theksoi se do të përballet me terrorizmin me të gjitha mjetet e mundshme, duke u zotuar më tej se do të sigurojë mbështetje për kauzën palestineze.

Që kur vendi fitoi pavarësinë në vitin 1956 Saied është presidenti i tetë i Tunizisë dhe i dyti që nga revolucioni i vitit 2011, kur u rrëzua autokrati Zine al-Abidine Ben Ali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit