Kajmaçina – Ëmbëlsi Magjepsëse nga Tradita Prizrenase

Mos i humb

E lindur nga marrëdhënia me sanitaren, kush është vajza ‘sekrete’ e Vladimir Putin?!

Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë ‘të fshehtë’ adoleshente, nëna e së cilës është një punonjëse sanitare e kthyer në milionere,...

Deputeti i AAK-së: Kosova ka nevojë për Haradinajn

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj ka thënë se Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur...

Argjentinë, tërmet me magnitudë 6.2 në kufi me Kilin

Një tërmet i fuqishme me magnitudë 6.2 është regjistruar në Agjentinë, në kufirin verior me Kilin. Sipas të dhënave...

Për pak ditë dilte në pension, vdes nga koronavirusi infermierja në Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë tri ditë para daljes...

Shumë e ngatërrojnë me krem karamelin, e disa të tjerë me qumështorin, por kur e provon, kupton se bëhet fjalë për një ëmbëlsirë krejt unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Tradita shqiptare është padyshim e shijshme.

Receta të ëmbla apo të kripura, të gatuara prej shekujsh me radhë, të trashëguara brez pas brezi e kanë shndërruar kuzhinën shqiptare në një nga më të veçantat e kulinarisë botërore në përgjithësi.

Receta që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë është Kajmaçina, një ëmbëlsirë fantastike kremoze me përbërës të thjeshtë dhe me një shije unike, traditë e amvisave të Prizrenit.

Kajmaçina është një nga ëmbëlsirat më të shijshme të kuzhinës shqiptare.

I lehtë plot shije dhe fantastik, ndër të preferuarit në raste festash, Kajmaçina ka mahnitur me shijen e tij këdo që e ka provuar.

Përgatitja e Kajmaçinës në Shtëpi

Përbërësit

8 kokrra vezë

8 lugë gjelle me sheqer

1 l qumësht

4 lugë gjelle niseshte

Sherbeti

300 gramë sheqer

200 ml ujë

Përgatitja

Si fillim, në një tas të gjerë, AgroWeb.org ju udhëzon që të rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe niseshten.

Më pas, vijojmë duke shtuar qumështin pak nga pak duke i përzier vazhdimisht dhe pandërprerje derisa të krijohet një masë homogjene.

Këtë masë e shtrojmë në një tepsi të nxehtë, të lyer me pak vaj.

Kajmakçina piqet në temperaturë maksimale për 30-40 min derisa sipërfaqja e saj të bëhet e kuqërremtë.

Përgatisni ndërkohë sherbetin duke hedhur në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe duke i lënë të vlojnë derisa masa të bëhet të formën e sherbetit.

Pasi piqet nxirret nga furra dhe menjëherë i hidhet sipër sherbetin i cili duhet të jetë i ngrohtë gjithashtu.

Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ftohtë.

Kombinimet

Kajmaçina mund të kombinohet me arra dhe biskota të thërrmuara, të cilat mund t’i hidhen në sipërfaqe por edhe në fund të pjatës para se të vendosni ëmbëlsirën në të.

Gjithashtu, kajmaçina kombinohet në mënyrë të mrekullueshme edhe me fruta të ndryshme. Mund të prisni disa luleshtrudhe dhe banane në kubikë të vegjël dhe t’i vendosni në sipërfaqen e saj.

Tjetër kombinim i shijshëm është edhe vendosja e lëkurave të grira të limonëve ose portokalleve si dhe frutave të thata në sipërfaqe të kajmaçinës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

COVID-19/ Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina, pre e spiunazhit kibernetik

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, bën të ditur korporata ndërkombëtare e pajisjeve të biznesit IBM.  Kompania...

Grabitet banesa në Tiranë, morën biizhuteri e sende me vlerë. Ja sa para vodhën hajdutët

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona në orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Uniformat...

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Shpërthim në një depo në Britani: Rregjistrohen disa të lënduar, ende nuk ka viktima të konfirmuara

Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar se ka pasur një numër të madh të lënduarish në një shpërthim në një depo në Bristol...

Zëvendëskryeministër në qeverinë e re malazeze, shqiptari Abazovic me tone të ashpra në Kuvend: Duam marrëdhënie të reja me Serbinë

Dritan Abazoviç, i emëruar si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Malit të Zi dhe tha se ekzekutivi i ri dëshiron marrëdhënie të mira...