Kalin: Çdo armë dërguar YPG-së i zgjat jetën PKK-së

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, ka theksuar se “Çdo armë e çdo plumb dërguar YPG-së i zgjat jetën PKK-së”.

Kalin, ka shkruar një artikull në gazetën “Daily Sabah” me temë “Pas DEASH-it radha e kujt është në Siri”, ku pasi ka bërë të ditur se përjetimet në Siri kanë një rëndësi si nga integriteti territorial i Sirisë ashtu edhe për sigurinë kombëtare të Turqisë, ai është shprehur se “SHBA a mund të garantojë se pas humbjes së DEASH-it do të çarmatosë PYD-YPG-në dhe se do të ofrojnë mbështetje për integritetin politik dhe territorial të Sirisë? Sigurisht që kjo mundësi është goxha e ulët. Sepse ashtu sikurse SHBA përdori PYD-YPG-në, edhe kjo e ka përdorur SHBA-në për interesat e veta. Sa i përket kundërshtimeve të Turqisë ndaj kësaj politike: Kundërshtimet tona janë tërësisht të arsyeshme, sepse çdo mbështetje e dhënë për PYD-YPG i jepet edhe PKK-së në mënyrë direkte apo indirekte dhe kjo kërcënon sigurinë kombëtare të Turqisë. Pra çdo armë e çdo plumb dërguar YPG-së i zgjat jetën e PKK-së”.

Më tej ai ka theksuar se “pretendimi që organizata terroriste YPG është forca më efektive kundër DEASH-it” nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Kalın tha se “Sikur SHBA-ja t’i kishte dhënë mbështetjen e njëjtë ndaj Ushtrisë së Lirë Siriane, turkmenëve apo kurdëve kundër PKK-së sot mund të thuhej se ato grupe do të ishin efektivë. Ndërkohë që nuk do të përbënin as kërcënim për sigurinë kombëtare të vendeve fqinje teksa godisnin DEASH-in. Megjithatë, SHBA vendosi të punojë me një organizatë terroriste marksiste-leniniste dhe separatiste duke lënë mënjanë grupet e opozitës”.

Kalin është shprehur se tashmë që organizata terroriste DEASH është mundur në Siri, Qeveria e SHBA-ve duhet të përfundojë marrëdhënien e saj me PYD-YPG-në dhe vëmendjen e saj duhet ta kthejë në mbrojtjen e integritetit politik dhe territorial të Sirisë, në kuadër të proceseve në Gjenevë dhe Astana.

Ndërsa rreth çështjes nëse do të ndalojnë SHBA-të mbështetjen e dhënë për PYD-në dhe YPG-në, zgjerimet e PKK-së në vend tashmë që DEASH është mundur në Siri Kalın ka rikujtuar se kjo çështje ka qenë në rendin e bisedës telefonike të kryer mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan, Donald Trump më 24 nëntor.

Më tej duke vënë në dukje se Trump ka dhënë përgjigjen që “Mbështetja e madhe ushtarake që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar YPG-së duhet të kishte përfunduar kohë më parë” dhe se këto deklarata u përdorën disa ditë më pas nga Pentagoni, Kalın ka bërë vlerësimin se “Komentet në kundërshtim me njëri-tjetrin të bëra nga Washingtoni, në të vërtetë tregon se brenda Qeverisë së SHBA-ve përjetohet një mosmarrëveshje pikëpamjesh”.

Ndërsa ashtu sikurse grupet e opozitës siriane që u takuan në Riad më 22 nëntor të cilët deklaruan se Bashar al Asadi duhej ta linte detyrën e tij si pjesë e procesit të tranzicionit politik, Kalin ka theksuar se “Sepse Asadi nuk është një figurë që mund të ruajë stabilitetin apo unitetin e Sirisë. Pavarësisht se Irani dhe Rusia e konsiderojnë Asadin si aleatin e tyre më të afërt, ata duhet ta kuptojnë se nuk do të mund të mbrojnë interesat e tyre në Siri ndërkohë që Asadi ndodhet në pushtet. Por ka një problem më të madh dhe më serioz. Pas DEASH-it, në Siri po krijohet një lojë pushteti në lidhje me interesat strategjike dhe fitimet e territoriale. Rusia dhe Irani duke mbajtur në pushtet Asadin kërkojnë të mbrojnë ndikimin e tyre në Siri. Në kundërpërgjigje të kësaj edhe SHBA-ja duke qëndruar në lindje të Eufratit përpiqet të balancojë Rusinë dhe Iranin, por kjo situatë do të shkaktojë konflikte të reja dhe do të thellojë destabilitetin në Siri”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit