Kalın dhe Jeffrey biseduan për Sirinë: Të vazhdohet lufta kundër terrorizmit

Mos i humb

Zëdhënësi e Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka takuar përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Sirinë, James Jeffrey, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në Siri.

Takimi i delegacioneve të udhëhequra nga Kalın dhe Jeffrey u mbajt në pallatin presidencial.

Në takimin në fjalë janë theksuar prioritetet kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të Turqisë, ndërsa është diskutuar edhe për luftën kundër terrorizmit në tërë territorin e Sirisë, veçanërisht në lindje të Eufratit, për zbatimin e udhërrëfyesit për Munbixhin si dhe lufta kundër të gjitha elementeve terroriste, përfshirë DEASH-in dhe PKK/YPG/PYD-në.

Gjithashtu u diskutua edhe mbi marrëveshjen për mbrojtjen e Idlibit si dhe çështjet e tjera që lidhen me arritjen e një zgjidhje politike duke ruajtur integritetin territorial të Sirisë.

Takimi kishte në axhendë edhe zonën e sigurt që duhet të krijohet, ndërkohë që bashkëbiseduesit thanë se do të hiqet shqetësimi i Turqisë rreth sigurisë dhe se zona do të çlirohet nga të gjitha grupet terroriste.

U ra dakord që pas negociatave delegacionet teknike të Turqisë dhe të SHBA-ve të arrijnë një zgjidhje përfundimtare e cila më pas do të zbatohet.

Takimi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në Siri, në përputhje me parimet e besimit dhe të transparencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit