Kalin: Operacioni “Dega e Ullirit” do të vazhdojë sipas planit

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın deklaroi se lajmi për marrëveshje mes regjimit dhe terroristëve të PYD/YPG-së është pjesë e propagandës.

“Lajmi rreth marrëveshjes së Afrinit në mes regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe organizatës terroriste PYD/YPG para opinionit është lançuar me qëllim të propagandës. Kjo nuk do të thotë se nuk ka sekrete dhe tregti të pista në skenë”, tha Kalın.

“Operacioni i ‘Dega e Ullirit’ do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht se çfarë bëjnë të tjerët”, ka thënë Kalın përmes Twitter.

Mediart siriane pro-regjimit dje njoftuan se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad dhe terroristët e PYD/YPG-së kanë arritur një marrëveshje sipas të cilit në Afrin do të dërgohen njësitë pro-regjimit të ashtuquajtura “mbrojtja kombëtare”.

Ky është rajoni kufitar sirian ku Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) që nga 20 janari kanë nisur operacionin për neutralizimin e elementëve terroriste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit