Kamberi: Vuçiq nuk i është përgjigjur kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Mos i humb

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim nga shteti serb, gjendje e cila pritet të përkeqësohet, dhe kjo për shkak të largimit të të rinjve nga ky vend, ndërkaq ata vazhdojnë të kërkojnë përfshirjen në dialogun Kosovë-Serbi si mundësi për përmirësim të gjendjes së tyre.

Mos-formimi i Qeverisë së Serbisë, ka pamundësuar që përfaqësuesit shqiptarë në parlament të mos kenë mundësi të ngrisin çështjet e shqiptarëve, ndërkaq Kamberi ka thënë se do të vazhdojnë të mbesin në pozicion opozitar, meqë nuk ka vullnet politik që shqiptarët të jenë pjesë e shumicës në Qeverinë e Serbisë.

Kështu është shprehur gjatë një interviste për Telegrafin, deputeti Shaip Kamberi, i cili është njëri nga tre deputetët shqiptar përfaqësues të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.

Lugina e Preshevës, Foto: Krenar Halimi

Kamberi ndër të tjera bëri të ditur se kërkesave me shkrim që i kanë dërguar si përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk i është përgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kohëve të fundin njëra ndër padrejtësitë që po u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës është edhe ngritja e proceseve gjyqësore, për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit