Si Të Përgatisni Në Shtëpi Llokume me Arra – Receta e Përsosur

Mos i humb

“Shkelën armëpushimin”, Azerbajxhani akuzon Armeninë për luftime gjatë “paqes”

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të hënën se forcat armene shkelën një armëpushim të rënë dakord të dielën dhe hodhën granata...

Çfarë i Ndodh Trupit Kur Rritet Tensioni i Lartë i Gjakut

Hipertensioni, apo presioni i lartë i gjakut, ndodh kur gjaku qarkullon në kapilarë me forcë më të lartë se ajo që konsiderohet...

“Vrasësi i të moshuarave”/ Tmerroi rrugët e Riminit, vdes në qeli shqiptari i dënuar

Eder Marila, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Bolonjës në 2013-ën u gjet i pajetë në burgun...

Plakja e Imunitetit – Ndikimi Në Shëndetin e Organizmit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave.

Dikur qerasja e miqve me llokume simbolizonte lidhjen e nishaneve të dy të dashuruarve. Fejesën e martesën, traditë që vijon të ruhet edhe sot.

Padyshim janë ndër ëmbëlsirat më fisnike shqiptare. Prej shekujsh me radhë llokumet janë shndërruar në një traditë e kuzhinës shqiptare, megjithëse origjina e tyre është kuzhina turke.

Me arra apo me shurup trëndafili këto janë dy mënyrat speciale të amvisave shqiptare në përgatitjen e llokumeve.

Mahnitëse e të plota në shije, llokumet qendrojnë në piedestalin e ëmbëlsirave tradicionale shqiptare

Nëse doni të përgastini diçka të veçantë për të dashurit tuaj, të gostisni miqtë dhe t’u shprehni atyre mikpritjen, ndiqni këtë recetë të thjeshtë të AgroWeb.org për të dhuruar vërtetë momente të ëmbla kënaqësie në familje.

Duhet vetëm pak durim e shumë dashuri në përgatitjen e këtyre ëmbëlsirave të vogla me arra dhe gjithçka brenda një ore është gati.

Përgatitja e Llokumeve me Arra Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

2 gota sheqer

1 gotë ujë

2 lugë gjelle me niseshte

1 lugë kafeje me limontos (ose lengu i nje kokërr limoni)

3 lugë gjelle sheqer pluhur

2 lugë gjelle miell

1 tas i vogël me arra të thërrmuara

Përgatitja  

Hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere dhe i lëmë të zjejnë në një nxehtësi të ngadaltë derisa masa të shndërrohet në shurup të trashë.

Gjatë kësaj kohe, në një tas të vogël hollojmë më pak ujë niseshtenë derisa të shkrijë tërësisht. Pasi ka shkrirë e hedhim tek shurupi dhe më pas shtojmë limontosin.

Vijojmë të përzjejmë masën derisa masa të trashet plotësisht.

Në fund, AgroWeb.org u sugjeron që të shtoni arrat e thërrmuara dhe vijoni t’i përzjeni duke ulur edhe më tej nivelin e nxehtësisë.

Vijojmë të përzjejmë deri në momentin që masa nis të shkëputet nga anët e tenxheres.

Në këtë koment e heqim nga zjarri dhe e vendosim në një tepsi apo të tavë të spërkatur më parë me miell të situr nga të gjitha anët.

E lëmë të ftohet dhe të pushojë dhe ditën e nesërme e presim në kubikë të vegjël apo forma të tjera sipas preferencës.

Në fund e spërkasim pak sheqer pluhur. E servirim si gosti ndaj miqve apo për të ëmbëlsuar veten dhe të dashurit në familje.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, ka kohë deri sot që para gjykatësit të procedurës paraprake të pranojë fajësinë ose jo...

SHBA, thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e...

Karikatura e pazakontë e Erdogan/ Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

Pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin truk, Recep Tayyip Erdogan, Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo...

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”/ Reagon BE: Statuti i Bashkësisë të jetë pasqyrim i ligjeve të Kosovës

KOSOVË- Bashkimi Europian ka reaguar pas cështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënës i shefit të diplomacisë së Bashkimit...

Fushata e egër kundër Kosovës, Daçiç reagon pas lajmeve se u “dënua” me postin e kryeparlamentarit

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, kundërshtoi shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell që kishte kërkuar që Kosova e Serbia...