Kamionistët pengohen në kufi, shkak vonesat në doganë

Mos i humb

 

 

Dogana e Morinit është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 Problemet më të mëdha ndodhin kryesisht në fundjavë. Kalimi i kamionëve në skaner por edhe punimet në doganë për sportelet e reja, krijojnë çdo ditë radhë të gjata. Vetë kamionistët thonë se këto vonesa disa orëshe, përveçse janë humbje kohe, kanë edhe kosto financiare.

Vështirësinë në qarkullim i shkaktojnë kryesisht kamionët por pika e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë përshkohet cdo ditë edhe nga automjetet e vogla, që kaosin në qarkullim e ndjejnë po njësoj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit