KAMPI I TEPELENËS…

Mos i humb

Dëshmi e klerikut Mustafa Hoxha mbi kampin e përqendrimit në Tepelenë!
Një nga deklarimet e shumta të dhëna nga ish-banorët e kampit të përqendrimit të Tepelenës, është një e dhënë nga Mustafa Hoxha, një klerik mysliman, i cili qe i internuar në këtë kamp më 1949 dhe që iku në Jugosllavi në fillim të vitit 1953. Në fillim Hoxha u internua në Kampin e Turanit në Tepelenë, ku kishte 2,800 burra, gra dhe fëmijë. Jeta e kampit ishte e padurueshme, banorët merrnin nga 550 gramë bukë misri të papjekur mirë dhe asgjë tjetër mbasi ushqimi ishte i pamjaftueshëm. Ata hanin bar dhe kafshë të ngordhura.

 

Kjo solli si rezultat përhapjen e një epidemie në kamp me 7-8 vdekje të përditshme, shumica fëmijë. Një nënë nga Elbasani,- tha Hoxha,- humbi 5 nga 6 fëmijët e vet brenda 6 muajve. Kur u çua kampi në Tepelenë gjendja u bë më e keqe. Hoxha mori pjesë në funeralin e 318 myslimanëve dhe gjatë 20 muajve të internimit të tij në kamp, vdiqën 1,200. Nëpunësit e kampit vendosën të heqin varrezat nga një fushë afër kampit për tek ura e Bënçës. Sipas kësaj banorët, burra e gra u detyruan të gërmojnë varret e atyre që sapo ishin varrosur dhe t’i rivarrosnin në vendin e ri. Ky veprim i dha shkak hapjes së një epidemie të re dhe shkalla e vdekjes në kamp u rrit. Kushtet e punës në kamp ishin tmerruese,- njofton Hoxha. Shumë banorë pavarësisht nga kushtet ndërmjet tyre, duhet të mbanin në kurriz gjysëm metër kub dru nga një pyll 5-6 km larg nga kampi. Të tjerët po nga ajo distancë mbanin material për rreth 70 shtylla për tek Ura e Bënçës. Nëpunësit e kampit ishin të pamëshirshëm në detyrimin e banorëve, të përballonin punën prej skllavi.

 

Dënimi kundër të pabindurve ishte i egër. Dënimi më i zakonshëm ishte lidhja e individit me tel të fortë, deri sa t’i takonte kockat dhe pastaj mbyllej në një qeli për një kohë të pacaktuar.
Praktikisht nuk kishte parashikime për kujdesin mjekësor në kamp,- raporton Hoxha. Barnat praktikisht nuk ekzistonin, një doktor vizitonte kampin vetëm në intervale të largëta dhe banorët nuk guxonin të kërkonin kujdes mjekësor nga frika e reprezaljeve. Ata që dërgoheshin në spitalin e Gjirokastrës kurrë nuk ktheheshin, zhdukeshin .

Nga: Roald Hysa

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit