Kanabis, euro, makina, celular, policia ia merr të gjitha 39-vjeçarit nga Tirana

Mos i humb

Një 39-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka përfituar para dhe të mira materiale nga një aktivitet i paligjshëm, shitje e lëndëve narkotike.

39-vjeçari siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas, në doza të vogla.

Si rrjedhojë policia i ka sekuestruar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një aparat celular, shumën e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro.

I arrestuari është identifikuar me inicialet S.B, banues në Memaliaj.

“Gjatë kontrollit të automjetit të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit