Dhjetëra qytetarë në Gramsh në protestë kundër rritjes së çmimeve, bllokohen rrugët kryesore

Mos i humb

Qytetarët e Gramshit kanë dalë në protestë, e para jo partiake në 31 vite demokraci, kundër rritjes së çmimeve, si të karburantit apo produkteve bazë të shportës ushqimore dhe plehrave kimike.

Protesta u zhvillua në hyrje të qytetit ku qytetarët bllokuan të dyja rrugët kryesore.

Për më shumë se 40 minuta protestuesit bllokuan me dhjetëra automjete.

Të pranishëm ishin edhe forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe një autoambulancë.

Gjatë protestës pati incidente të vogla, ku drejtuesit e automjeteve u konfliktuan me protestuesit për bllokimin e rrugës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit