Siç bën të ditur Qendra Kanadeze për Tërmetet, epiqendra e goditjes kryesore ishte distrikti Port-Hardi, 188 km në perëndim të Vankuverit.
“Thellësia e tërmetit ishte 10 km”, shtoi Qendra Kanadeze për Tërmetet duke shtuar se lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Riçmondit.
Autoritetet e Kanadasë njoftuan se pas tërmetit nuk ka rrezik për cunami dhe fatmirësisht s’ka as viktima apo dëme materiale.
Brigjet kanadeze në Paqësor janë goditur nga 5 tërmete me magnitudë 4,8 – 6,0 ballë që prej ditës së hënë e këtej.