Kanadaja kërkon nga Irani të respektojë të drejtën për protesta

Mos i humb

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, lidhur me protestat në Iran ftoi autoritetet e këtij vendi që t’i respektojnë të drejtat e njeriut.

Freeland në një deklaratë me shkrim ka shprehur shqetësimet për humbjen e jetëve dhe arrestimet e protestuesve gjatë protestave të vazhdueshme kundër regjimit në Iran.

“Populli i Iranit ka të drejtë për tubime për t’u shprehur lirshëm, pa kërcënim, pa dhunë apo burgosje. Kanadaja mbështet iranianët të cilët po i mbrojnë guximshëm të drejtat themelore të tyre dhe të cilët e bëjnë këtë duke përdorur të drejtën e protestave paqësore”, tha Freeland.

“I ftojmë autoritetet iraniane që t’i respektojnë të drejtat demokratike dhe njerëzore, të cilat shpesh i injorojnë. Jemi të shqetësuar për gjendjen e protestuesve. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim nga afër protestat”, tha ministrja e Jashtme e Kanadasë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit