Në takimin e mbajtur me banorë të Komunës së Vitisë kanë folur rreth problemeve dhe shqetësimeve të shoqërisë por edhe mënyrave të zgjidhjeve të tyre. Kandidati me nr #31 në këtë listë z. Sylejman Çerkezi u shpreh përpara të pranishmëve se tani ka ardhur koha të ndalojmë shumë të këqija që i kanë ndodhur vendit tonë gjithë këto vite. ” Ne jemi sot këtu jo për të kërkuar vetëm votën tuaj, por mbi të gjitha për të marrë besimin tuaj.
Në 6 tetor ne duam që të sjellim ndryshimin por këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, pa mbështetjen tuaj, pa mbështetjen e Vitisë . Në radhë të parë unë ju ftoj që të shkoni masivisht në votime dhe bëni zgjidhjen e duhur duke na mbështetur, duke votuar nr #126 Lëvizjen Vetvendosje dhe Albin Kurtin Kryeministër dhe #31 Suleman Çerkezi dhe #32 Beni Kizolli.