Kandidati i PS në Kavajë pranon humbjen, përgëzon fituesin

Mos i humb

Shembull qytetarie kanë dhënë kandidatët për kryetarë bashkie në Kavajë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, e parakaloi me numrin e votave, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.

Por para se të dilte ai ka takuar personalisht kundërshtarin e tij dhe e ka përgëzuar për fitoren. Krali është filmuar të takohet edhe me deputetin Ervin Salianji teksa largohej.

Kandidati socialist u largua duke thënë natën e mirë dhe përshëndeti të gjithë stafin elektoral të koalicion ‘Bashkë Fitojmë’.

Të gjitha këto skena janë pritur me duartrokitje nga kundërshtarët, që e kanë vlerësuar Kralin për sjelljen.

Nga të dhënat e deritanishme, Fisnik Qosja ka marrë 8477 vota  ndërsa kandidati socialist Redjan Krali mori 7818 vota.

Fitorja e tij u prit me entuziazëm të madh nga mbështetësit jashtë qendrave të numërimit.

Kavaja është duke numëruar kutitë e fundit, teksa duket se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.

Sakaq duket se këtë rezultat e ka pranuar dhe kandidati i PS, njëherësh kryebashkiaku aktual Redian Krali.

Disa prej simpatizantve të kryebashkiakut të PS, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit