Kandidati për krydiplomat të SHBA-ve do të vizitojë Izraelin

Mos i humb

Mike Pompeo, i cili shpejti pritet të emërohet sekretar amerikan i Shtetit, do të vizitojë Izraelin javën e ardhshme, që do të jetë vizita e tij e parë jashtë shtetit në cilësi të kryediplomatit.

Siç njofton televizioni izraelit “Kanali 10”, Pompeo, ish-shef i CIA-s, javën e ardhshme do të udhëtojë në Izrael, menjëherë pas emërimit të tij në postin e ri.

Gjatë qëndrimit, Pompeo pritet të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe një sërë zyrtarësh izraelitë, ndonëse vizita e tij akoma nuk është shpallur zyrtarisht nga administrata amerikane.

Mbetet të shihet nëse Pompeo planifikon të takojë edhe lidershipin palestinez, i cili nga ana e tij ka pezulluar të gjitha kontaktet diplomatike me administratën e SHBA-ve, pasi kjo e fundit njohu Kudsin për kryeqytet të Izraelit.

Në shkurt të vitit 2017, Pompeo në cilësi të shefit të CIA-s, takoi presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në Ramallah të Bregut Perëndimor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit