Ministria e Mbrojtjes së Kinës tha se forcimi i mbrojtjes së saj kombëtare dhe forcave të armatosura nuk përbën kërcënim për ndonjë vend tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Wu Qian ka dhënë përgjigje ndaj pretendimeve se Kina ka ndryshuar politikën e saj të mbrojtjes dhe se ka forcuar forcat e armatosura.
Zëdhënësi vuri në dukje se Kina ka forcuar mbrojtjen kombëtare dhe ushtrinë e saj me qëllim për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit.
“Kjo situatë nuk vendos në objektiv ose nuk përbën kërcënim për asnjë vend. Natyra e Kinës e cila përcaktohet nga sistemi i saj socialist, angazhimi për zhvillimin paqësor, politika e jashtme dhe traditat e saj kulturore janë të lidhura fort me njëra-tjetrën me politikën e saj të mbrojtjes”, tha Qian.