TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar për mbërritjen e 375 mijë dozave të vaksinës Pfizer.
Manastirliu shkruan në facebook se përgjatë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira🤝
Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë 🤝
#Vaksinohu
#VaksinatShpëtojnëJetë🙏🏼”, shkruan Manastirliu.


