Kapet drogë në Qafë-Botë, pranga shoferit dhe pasagjeres

Mos i humb

Dy persona janë vënë në prangat e policisë kufitare në Qafë-Botë pasi është kaur me drogë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku një sasi droge e cila po tentonte që të kalohej për në Greqi është sekuestruar në kufi.

Në kuadër të këtij aksioni është bërë i mundur vënia në pranga i drejtuesit të makinës ku është gjetur droga, një 52-vjeçar nga Navarica e banues në Sarandë si dhe një 36-vjeçare nga Delvina.

“Qafë-Botë, sekuestrohet një sasi droge. Ngjarja mbrëmjen e së mërkurës, rreth ores 20.00. Eshtë sekuestruar një sasi droge në një automjet që po tentonte të kalonte në Greqi. Eshtë vënë në pranga drejtuesi, një 52-vjecar nga Navarica e banues në Sarandë si dhe një 36-vjecare nga Delvina, pasagjere në mjet. Detaje të tjera priten të zbulohen në orët në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit