Atentat me tritol në Cërrik, humb jetën i riu

Mos i humb

CERRIK– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lëndë plasëse.

Sipas policisë të riut i ka shpërthyer në dorë një sasi tritoli e për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit.

Informacioni paraprak i Policisë së Cërrikut:

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit