Kapet i riu nga Afganistani në dalje të Pogradecit, ç’po kurdiste në “Benz” bashkë me një shqiptar

Mos i humb

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, ku së fundi ka goditur një  tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj nga Afganistani.

Ky i fundit dhe një shqiptar janë kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Qarku KorçëVijon operacioni policor i koduar "Perimetri".Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Kapen duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. H., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe R. A., 20 vjeç, banues në Afganistan. Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip "Benz", 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 23. September 2020

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. H., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe R. A., 20 vjeç, banues në Afganistan.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit