Kasami: Pushteti nuk i ka realizuar premtimet e dhëna

Mos i humb

Në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë në drejtim të euro-integrimeve dhe reformave, edhe për kundër faktit se Lëvizja Besa ia dha mundësinë dhe shansin Qeverisë, kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në takim e fundvitit me anëtarët e partisë së tij.

Sipas tij Maqedonisë i nevojitet një menaxhim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe rrugën drejt euro-integrimeve, gjëra këto për të cilat Lëvizja BESA do ofroj mbështetje të pa kompromis. Kreu i Lëvizjes Besa, Kasami gjithashtu ka paralajmëruar se viti që vjen është shumë i rëndësishëm për BESËN sepse është viti i kongresit të parë të partisë dhe tre vjetori i themelimit të saj.

“Sot mund të konstatojmë se në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë. Mesazhi më i qartë i epilogut të zgjedhjeve lokale dëshmon një gjendje reale të re, pra shqiptarët sot në qeveri janë të përfaqësuar nga partia e cila është humbëse dhe që nuk ka shumicën e votave të shqiptarëve në Maqedoni. ..Shkaku i këtij realiteti të ri politik, lëvizja BESA do iniciojë edhe një takim të partive nënshkruese të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare ku do duhet të jepet një raport se çka është realizuar nga pikat e asaj deklarate ndërsa BDI të japë llogari për çështjet që kemi pasur zotime të qarta se përse janë prolonguar apo nuk janë diskutuar fare”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit