Ish-deputeti i PD rezultoi i pastër nga dekriminalizimi

Mos i humb

Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pa hetimit të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, ka rezultuar se nuk është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Prokuroria ka konkluduar se Fufi nuk ka qenë i dënuar as brenda dhe as jashtë territorit të Shqipërisë.

Ky konkluzion ka vetëm një vlerë, atë që Fufi nuk do të shkarkohet nga detyra publike, në të cilën është emëruar muajt e fundit.

Ish-deputeti mban postin e drejtorit të Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.

“Sektori i Verifikimit të Integritetit me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktiloskopike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistruara në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”, thuhet në materialin e Prokurorisë së depozituar në KQZ.

Fufi u mandatua si deputet i PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, por më pas u largua nga Grupi Parlamentar demokrat./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit