Katalonjë, bllokohen rrugët shkaku i burgosjes së Puigdemont

Mos i humb

Autoritetet katalonjase të trafikut kanë njoftuar se protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe autostradat në rajonin verior të Spanjës për shkak të arrestimit të Carles Puigdemont, ish-udhëheqësit katalonjas.

Politikani separatist po mbahet në paraburgim në Gjermani ku pret vendimin gjyqësor ndaj kërkesës së Spanjës për ekstradimin e tij.

Shërbimi rajonal i transportit të Katalonjës thekson se autostrada kryesore përmes Spanjës lindore u bllokua nga demonstruesit në Figueres, pranë kufirit me Francën si dhe rruga kombëtare midis Tarragona dhe Valencias. Demonstruesit gjithashtu shkaktuan bllokim të transportit në qendër të Barcelonës sot në mëngjes.

Në këtë moment, nuk pritet që gjykata gjermane të sjellë vendimin për Puigdemont para 1 prillit. Gjykata e Schleswig do të vendosë zyrtarisht për paraburgimin para ekstradimit dhe nëse ekstradimi i tij është i pranueshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit