Dimitrov: Diplomati i dëbuar rus ka dalë nga kornizat e mandatit

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot deklaroi se vendimi për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia, bazohet në dy elemente, njëri element është ndërkombëtar, që lidhet me sulmin që ndodhi me armë kimike në Britaninë e Madhe dhe solidaritetin që e kërkuan partnerët dhe aleatët.
Dimitrov tha se ka edhe bazë vendore, pasi bëhet fjalë për person që me veprimet e tij ka dalë jashtë mandatit të tij dhe dispozitat e Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike.

Gjatë një konference për mediat, pas takimit në Shkup me homologen e tij austriake, ministren për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissl, Dimitrov tha se bëhet fjalë për një reaksion i cili ka për qëllim mbrojtjen e interesit shtetëror, integritetit të institucioneve dhe të sigurisë së shtetit.

“Bëhet fjalë për tentim të marrjes së informacioneve të ndjeshme dhe të klasifikuara, të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë. Mendoj se tani interesi do të shkojë në drejtim të zbardhjes së identitetit të personit, të cilin ne jemi të obliguar ta mbrojmë, por edhe nga respekti për shtetin e tij, Federatën Ruse dhe për sigurinë personale të personit”, tha Dimitrov.

Ai tha se do të jetë shumë e dëmshme nëse spekulohet dhe del në opinion, për të shtuar se informcionet që i kanë janë të bazuara, të dokumentuara dhe se nuk ka asnjë dilemë se tentime të tilla ka patur.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë bëri të ditur të hënën se me aleatët dhe partnerët e vendit të BE-së dhe NATO-s, si dhe në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur të dëbojë një diplomat të Rusisë në Maqedoni, për shkak të rastit të Skripal-it, në përputhje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

“Përdorimi i armëve ushtarake kimike është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha vendeve”, thuhet në një njoftim të MPJ së Maqedonisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit