Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).

“Marrëdhëniet strategjike midis Katarit dhe Turqisë po rriten dita ditës, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, energjetik, mbrojtëse dhe të investimeve për t’u shërbyer interesave të përbashkëta të kombeve tona”, tha bin Abdulrahman në Twitter.

Të enjten, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Katarin për bisedime me emirin Tamim bin Hamad Al-Thani.

Erdoğan u shoqërua nga ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, së bashku me drejtorin e Komunikimeve, Fahrettin Altun, zëdhënësin presidencial, İbrahim Kalın, dhe shefin e agjencisë së inteligjencës, Hakan Fidan.

Ndihmësja e Ministrit të Jashtëm të Katarit, Lolwah al-Khater, nga ana e saj, tha se vizita e Erdoğanit “ndodhi për të konfirmuar thellësinë e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve”.

Duke folur për televizionin Al Jazeera, al-Khater tha se ka një konsensus të gjerë midis Dohas dhe Ankarasë.

“Të dy vendet mbështesin Qeverinë libiane të Pajtimit Kombëtar dhe mbështesin zgjidhjen politike në Libi bazuar në Marrëveshjen e Skhirat-it”, tha al-Khater.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit