Katër operacione antidrogë, Balla: Shqiptarët presin një territor të pastër nga bimët narkotike

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në luftën ndaj kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi sot, duke kujtuar tre operacione policore të zhvilluara nga policia në kuadër të luftës ndaj narkotikëve, se shqiptarët presin një territor të pastër.

“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një territor i pastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. Përgëzime Policisë së Shtetit Shkodër, Vlorë dhe Krujë për operacionet gjatë 24 orëve të fundit”, përfundon Balla.

Sot, Policia e Shtetit njoftoi sot se ka finalizuar 4 operacioneve policore, në Shkodër, Krujë dhe Vlorë.

Në Shkodër, u evidentuan dhe goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht: Në Postribë, u gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Drisht, njësia administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç; Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit