Nënshkruhet kontrata për ankandin e parë diellor të Kosovës

Mos i humb

Nënshkruhet kontrata ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe konzorciumit fitues “Orllati”, në ankandin e parë solar të Kosovës për centralin fotovoltaik prej 100 MW në Kramovik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi sot se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe tranzicionin energjetik, dhe se me këtë projekt Kosova po dëshmon se po bëhet një mjedis i favorshëm në investimet e sektorit të energjisë.

“Ky ankand do të jetë vetëm i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen. Kosova po dëshmon që po bëhet një mjedis i favorshëm në investimet e sektorit të energjisë, dhe jo vetëm. E gjithë kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që ndikon edhe në përmirësimin e ambientit”, tha Rizvanolli.

Në këtë drejtim, Rizvanolli ka thënë se kapacitetet e qymyrgurit do të mbeten në fuqi, mirëpo do të zvogëlohen gradualisht.

“Siç kemi paraparë në strategjinë tonë të energjisë ne kemi faqe ambicioze sa i përket burimeve të ripërtëritshme, ndërsa kapacitetet tona të thëngjillit do të mbeten në funksion edhe për një kohë, po qëllimi është zvogëlimi gradual i përdorimit të thëngjillit në të mirë të ambientit. E ardhmja e energjisë në Kosovë dhe qytetarëve do të jetë më e pastër”, shtoi Rizvanolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit