“Kemi dështuar me sukses disa herë”/ Rama nga Fieri: Spitali i pari ku do pilotohet autonomia spitalore, si do funksionojë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama e ka nisur agjendën e tij për sot me një bashkëbisedim me qytetarët në Fier sa i takon ecurisë së ndërtimit të spitalit të Fierit.

Rama: Nevoja për një spital rajonal me standarde e kapacitet është e hershem , po ashtu dhe pritshëmria se dhe të tjera para nesh e kanë premtuar këtë spital, këtë premtim e kemi bërë dhe ne, se më vjen për të qeshur kur shoh reagime që pse tani për fushatë, por në fakt ne kemi vite që përpiqemi për ta materializuar këtë spital , dhe kemi bërë projektin, si të gjejmë financimin, dhe kemi dështuar me sukses më shumë se 1 herë në mos arritjen e një skeme bindëse , pavarësisht interesave nga disa palë, pasi për buxhetin e shtetit ishte shumë i rëndësishëm dhe i paumundur kur është dashur të adresojmë shumë nevojave.

Sot kemi më në fund, po shohim realizimin e këtij projekti, me Turqinë dhe Erdogan kemi folur dhe më parë , por për 1001 arsye kjo mbështetje u bë e mundur vetë, së fundmi.

Ky spital do i shërbejë një zone të gjerë jo vetëm Fierit. Nuk do të jetë vetëm një qendër ku do ketë pajisje moderne, nga A-ZH logjistika do vijë nga Turqi, lokacion dijesh. Në spital do funksionojë një ekip i përzier, drejtuesi, menaxherët shefat e pavionëve do jenë turq, ndërkohë personeli shqiptar do përzgjidhet nga ai i Fierit dhe më gjerë në bazën e një testi që do bëhet nga menaxhimi turk.
Spitali rajonal memorial , do të jetë i pari ku do pilotohet autonomia spitalore, kalimi në fazën tjetër të reformës që kemi thënë.
Pagat në këtë spital do të vlerësojnë atë që ka më shumë kontribut. Mjekët tanë janë heronj, një Tire nuk mund të hedhë hije mbi heroizmin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit